Partitë politike përshëndesin hapje e negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në

Maqedonia

Partitë politike përshëndesin hapje e negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në

Më: 24 mars 2020 Në ora: 18:40
Ilustrim

Këshilli i Evropës ka vendosur t’i hap negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Me këtë rast partitë politike në vend kanë përshëndetur këtë vendim të KE-s.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti shkruan se kjo është meritë e juaja, kjo u realizua fal vullnetit tuaj

“Kjo është meritë e juaja, kjo u realizua fal vullnetit tuaj dhe unë jam mirënjohës që ju u përcaktuat të delegoni besimin tuaj tek ne në këto
vite dhe ashtu siç kam thënë në vazhdimësi, ne nuk do t’ju zhgënjejmë asnjëherë. Ju përgëzoj për këtë të arrirë të jashtëzakontë me uratat më të sinqerta që të tejkalojmë sa më shpejtë këtë gjendje që ti përvjelim mangët dhe ti rrekemi punës që na pret, si vend anëtar i NATO-së dhe në negociata për anëtarësim me Bashkimin Evropian”, shkruan Ahmeti.

Nga Lëvizja Besa thonë se ëndrra për t”u bërë pjesë e BE-së po bëhet gati realitet për vendin tonë dhe për Shqipërinë

“Ëndrra për t”u bërë pjesë e BE-së po bëhet gati realitet për vendin tonë dhe për Shqipërinë. Sot, Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian solli vendim për hapjen e negociatave për antarsim në Bashkimin Evropian. Ky është lajm shumë i mirë për të gjithë qytetarët e dy vendeve fqinje, sepse dal ngadal por sigurt janë duke realizuar synimin për arritjen e vlerave Evropiane, vlera këto që kanë për qëllim barazinë e plotë, drejtësinë jo selektive si dhe ekonominë e fuqishme”, thuhet në deklaratën e Lëvizjes Besa.

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi shkruan se në kohën kur po bëjmë gjjithçka në luftën kundër koronavirusit, sot më në fund morëm një lajm të mirë e shumëpritur për fillimin e negociatave me Bashkimi Evropian

“Në kohën kur po bëjmë gjithçka në luftën kundër coronavirusit, sot më në fund morëm një lajm të mirë e shumëpritur për fillimin e negociatave me Bashkimi Evropian. Ishte ky pikërisht një nga angazhimet dhe synimet tona kryesore në qeverisje, gjë që u përkthye tashmë me rezultat konkret. Urime të gjithëve!”, shkruan Afrim Gashi.

PDSH-ja e Menduh Thaçit përshëndeti t vendimin e Këshillit të Ministrave për Çështje Evropiane të BE-se lidhur me çeljen e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE.

Sipas tyre, anëtarësimi në NATO dhe BE kanë qenë qëllime strategjike të PDSH-së që nga themelimi i saj. Këmbëngulësia e PDSH-së për arritjen e këtyre dy qëllimeve tashmë bëhën realitet.

“PDSH-ja do të angazhohet deri në fund në përmbylljen e këtij kapitulli për anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian, gjë që nënkupton zhvillimin e mëtutjeshëm të reformave konform standardeve të BE-së, demokratizimin e mëtejshëm si dhe zgjidhja e problemeve të brendshme që paraqesin pengesa serioze për arritjen e standardeve të mirëfillta demokratike që janë karaketristikë e shteteve të BE-së”, u shprehën nga PDSH.

Edhe nga partia OBRM-PDUKM kanë përshëndetur hapjen e negociatave të Maqedonisë me BE-në.

“OBRM-PDUKM përshëndet vendimin pozitiv të Këshillit të Ministrave të Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian për të filluar negociatat. Presim edhe datën për konferencën e përbashkët ndërqeveritare me vendet e BE-së”, thonë nga atje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat