Shënohet viktima e tretë nga coronavirusi në Maqedoni

Maqedonia

Shënohet viktima e tretë nga coronavirusi në Maqedoni

Më: 25 mars 2020 Në ora: 16:13
Venko Filipçe

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot në një konferencë për shtyp informoi se sot ka ndërruar jetë edhe një paciente me coronaviurs.

“Sot kemi edhe një paciente që ka humbur jetën e cila për një kohë të gjatë ishte në respiracion. Pacientja 64-vjeçare ishte nga Dibra” deklaroi Filipçe.

Ministri po ashtu konfirmoi se sot janë regjistruar 29 raste të reja me coronaviurs, me çka numri i përgjithshëm ka arritur në 177 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat