Covid-19/ Vdes gruaja në Maqedoninë e Veriut, sa vjeç ishte dhe nga se vuante

Maqedonia

Covid-19/ Vdes gruaja në Maqedoninë e Veriut, sa vjeç ishte dhe nga se vuante

Më: 25 mars 2020 Në ora: 18:05
Ilustrim

Një tjetër person ka ndërruar jetë nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut.

Viktima e tretë është një grua 66-vjecare, e identifikuar si Alije Mustafa, e para e prekur në fshatin Ballancë, Zhupë. Së bashku me bashkëshortin, ajo ishte diagnostikuar me koronavirus pas udhëtimit në Itali.

‘Sot kemi edhe një paciente të vdekur e sëmurë nga virusi Korona, e cila për kohë të gjatë ishte në aparate të frymëmarrjes artificiale. Edhe përkundër të gjitha përpjekjeve të mjekëve dhe infermiereve me terapi intensive, për fat të keq ajo ndërroi jetë para disa orësh. Ishte e moshës 66 vjeçe dhe në dosjen e saj medicinale tregohej se ka marrë terapi kronike ndaj hipertensionit’, deklaroi Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 29 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut. Numri total i të infektuarve ka arritur në 177, nga të cilët tre kanë ndëruar jetë dhe një është shëruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat