Qeveria e Maqedonisë pret që deri më 5 maj t’i marrë 400 milionë euro për të menaxhuar me gjendjen me Covid-19

Maqedonia

Qeveria e Maqedonisë pret që deri më 5 maj t’i marrë 400 milionë euro për të menaxhuar me gjendjen me Covid-19

Më: 25 mars 2020 Në ora: 22:11
Ilustrim

Zëvendësministrja shtesë e Financave, Gordana Dimitrievska Koçovska tha se më së voni deri më 5 maj pritet të merren 400 milionë eurot që shteti i kërkon nga bankat komerciale, për të siguruar mjete shtesë në tejkalimin e krizës nga coronavirusi, ndërsa bankat ofertat e tyre duhet t’i japin deri në fund të këtij muaji.

“Të shtunën nënshkrova në letrat që u lëshuan në Bankën Botërore në FMN si dhe në bankat komerciale. Qëllimi ishte që të sigurohen mjete shtesë me qëllim që të tejkalohet kjo krizë. Sipas asaj që është thënë në letër, kërkova nga bankat komerciale që ofertat e tyre t’i japin në fund të marsin, e më pas vijon evaluimi nga të punësuarit e Sektorit për borxh publik pranë Ministrisë së Financave”, tha zëvendësministrja.

Ajo shtoi se bëhet fjalë për 400 milionë euro ndërsa sa i përket kërkesës nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, ajo tha se ky institut duhet të deklarohet dhe se mjetet duhet të vinë shpejt.

Ende nuk ka informacione, siç tha ajo, se sa mjete do të na japin në dispozicion nga BB, por ne kërkojmë diku 100-120 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat