OBRM-PDUKM e akuzon pushtetin për përfitime politike nga situata me Covid-19

Maqedonia

OBRM-PDUKM e akuzon pushtetin për përfitime politike nga situata me Covid-19

Më: 26 mars 2020 Në ora: 10:24
OBRM-PDUKM

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, përmes një kumtese e akuzon qeverinë se tentonë të përfitojë politikisht nga situata me coronavirusin.

Nga kjo parti thonë se qeveria me të madhe i harxhon paratë e popullit.

“Vetëm për katër ditë janë paguar 8 milionë denarë nga pushteti reprezentime, shërbime në restorante dhe udhëtime. Vetëm për katër ditë nga 17 deri 20 marsi, janë harxhuar 3.078.300 denarë në emër të reprezantimit nga ana e funksionarëve të pushtetit”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Ata kërkojnë që shteti të ndërmerr masa në lidhje me ekonominë, pas përhapjes së coronavirusit në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat