Maqedoni: BE kërkon mënyra që dhurata prej 50 milionë eurove të dedikohet për krizën me coronavirusin

Maqedonia

Maqedoni: BE kërkon mënyra që dhurata prej 50 milionë eurove të dedikohet për krizën me coronavirusin

Më: 26 mars 2020 Në ora: 10:28
Oliver Varhelyi

Eurokomesari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë i BE-së Oliver Varhelyi, sot përmes një letre e ka informuar kryeministrin Oliver Spasovski, se tashmë ka dhënë instruksione që katër milionë euro nga instrumentet e BE-së të dedikohen për nevojat urgjente të Maqedonisë së Veriut.

Varhelyi në letër thotë se i shikon mundësitë që dhurata prej 50 milionë eurove fillimisht e dedikuar për infrastrukturë dhe ambient jetësor, të ridedikohet për sanimin e dëmeve ekonomike dhe sociale të shkaktuara nga kriza me pandeminë.

Varhelyi shkruan se në procedurë urgjente është vendosur edhe ndarja e 9 milionë eurove për ndihmë të likuiditetit për kompanitë e vogla dhe të mesme, ndërsa tre milionë euro do të dedikohen për ndihmë buxhetore.

Eurokomesari në letër shkruan se në periudhën kur Evropa dhe bota përballen me krizën e shkaktuar nga Covid-19, në bashkëpuni me institucionet ndërkombëtare financiare përpunohen projekte për investime dhe menaxhim me krizën në Maqedoni dhe rajon.

Ai informon se në bashkëpunim me Këshillin për bashkëpunim rajonal, Sekretariatin e CEFTA-s dhe Agjencisë transportuese konfirmohen mënyrat për transport të pandërprerë të mallrave në rajon dhe në BE./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat