Agjencia e Mediave të Maqedonisë jep donacion prej një milion denarëve për policinë

Maqedonia

Agjencia e Mediave të Maqedonisë jep donacion prej një milion denarëve për policinë

Më: 26 mars 2020 Në ora: 10:40
Naqe Çulev

Ministri i Brendshëm Naqe Çulev dje nënshkroi kontratë donacioni në vlerë prej një milion denarë me kreun e Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale, Zoran Trajçevski.

Me marrëveshje, Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizive i dhuron një milion denarë Ministrisë së Brendshme, e cila do të përdoret për blerjen e mjeteve dhe pajisjeve për kryerjen e veprimtarive të Ministrisë për parandalim dhe përhapjen e coronavirusit.

Ky dhurim prej një milion denarë që ministria merr nga Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale, në fushën e sigurimin e mëtejshëm të mjeteve mbrojtëse për nevojat e policisë dhe zyrtarëve të tjerë të ministrisë është një shembull i shkëlqyeshëm i përkrahjes dhe ndihmës së ndërsjellë në realizimin e qëllimet e përbashkëta për të mbrojtur qytetarët tanë dhe shoqërinë tonë.

Për Ministrinë e Brendshme, ky veprim i Agjencisë është domethënës, jo aq për faktin që marrim njëfarë ndihme financiare, por më shumë për faktin se vlerësohet roli dhe përpjekjet e policisë në ballafaqim me epideminë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat