Duka: Në Dibër akoma nuk ka pikë për testim për coronavirus

Maqedonia

Duka: Në Dibër akoma nuk ka pikë për testim për coronavirus

Më: 27 mars 2020 Në ora: 22:49
Dibër

Kryetari i Komunës së Dibrës Hekuran Duka, thotë se në Dibër akoma nuk ka pikë për testimin e qytetarëve, të dyshuar për infektim me Covid-19.

Përkrah hapjes së pikës për testim, Duka nga Qeveria kërkon edhe më shumë aparate për monitorimin e personave tashmë të infektuar.

“Edhe pse Qeveria paralajmëroi hapjen e 14 pikave për testim, në Dibër kjo akoma nuk është bërë. Kërkojmë nga Qeveria hapjen e pikës, si dhe sjelljen e më shumë aparateve për monitorimin e personave të infektuar. Gjendja a e sigurisë është stabile në rajonin tonë, masat qeveritare respektohen dhe akoma nuk ka incidente nga qytetarët”, tha Duka.

Ai theksoi se gjatë ditës së sotme nuk ka pasur pacientë të ri me Covid-19, ndërsa deri tani 43 persona janë të infektuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat