Zaev: Ka kohë për zgjedhje, për momentin shëndeti i qytetarëve është më i rëndësishëm

Maqedonia

Zaev: Ka kohë për zgjedhje, për momentin shëndeti i qytetarëve është më i rëndësishëm

Më: 27 mars 2020 Në ora: 23:39
Zoran Zaev

Ish-kryeministri dhe kryetar i LSDM-së Zoran Zaev, në një intervistë për Alsat ka folur rreth zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të cilat ishin planifikuar për më 12 prill.

Ai tha se për mbajtjen e zgjedhjeve ka kohë mjaftueshëm, duke theksuar se në këtë kohë më e rëndësishme është shëndeti i qytetarëve.

“Të gjitha sondazhet e kryera në shkurt, para fillimit të krizës me virusin, treguan se LSDM së bashku me koalicionin udhëheqin 4-5% përpara opozitës. Edhe nëse mbaheshin zgjedhjet më 12 prill, analizat tregojnë se ne i fitojmë zgjedhjet. Por tani nuk asgjë më të rëndësishme sesa shëndeti i qytetarit dhe rikuperimi i pasojave ekonomike, kështu që data e zgjedhjeve do të vendoset pas krizës”, tha Zaev.

Ai shtoi se çdo kalkulim me data do të jetë gabim, ndërsa tha se edhe fushata do të jetë ndryshe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat