PDSH: Të ruhet dinjiteti i punëtorëve të arsimit

Maqedonia

PDSH: Të ruhet dinjiteti i punëtorëve të arsimit

Më: 28 mars 2020 Në ora: 16:52
PDSH

Nëpërmjet një kumtese të PDSH-së thuhet se “pas zyrtarizimit dhe ratifikimit të Maqedonisë së Veriut në strukturat euro-atlantike të NATO-s, Partia Demokratike Shqiptare, ka përuruar këtë ngjarje historike duke theksuar se shteti jonë e priste dhe meritoi këtë vendim”.

“Nga sot Republika e Maqedonisë së Veriut është anëtarja e 30-të e plotfuqishme e organizatës më të fuqishme – NATO, e me këtë zgjidhen çështje shumë të rëndësishme për nga aspekti strategjik dhe gjeo-politik”, shpreh nga PDSH..

Nga kjo parti shtojnë se si PDSH e cila pa dilema është përcaktuar për vlerat demokratike, përfundimisht realizoi qëllimin e kamotshëm që Republika e Maqedonisë së Veriut të drejtohet drejt civilizimit perëndimor.

“Partia Demokratike Shqiptare, ashtu si deri tani, do të angazhohet edhe në të ardhmen për reforma të mirëfillta dhe eliminim të të gjitha dukurive negative brenda Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftimin e PDSH-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat