Zhbogar: Vendet anëtare u pajtuan për nisjen e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Zhbogar: Vendet anëtare u pajtuan për nisjen e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut

Më: 28 mars 2020 Në ora: 18:56
Samuel Zhbogar

Euro-ambasadori Samuel Zhbogar në një intervistë për AIM thotë se “vendet anëtare u pajtuan për nisjen e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut.

Zhbogar thotë se tashmë nuk ka kushte shtesë për nisjen e bisedimeve duke ju uruar qytetarëve për durimin, vendosmërinë dhe përkushtimin ndaj idesë evropiane.

“Dua të përsëris se nuk ka kthim prapa, vendet dhanë vendim për nisjen e bisedimeve dhe kjo do të thotë se jeni në trenin e bisedimeve dhe se keni lëshuar stacionin”, tha Zhbogar.

Shpejtësia e bisedimeve, sipas tij, varet se sa shpejt vendi do t’i përmbushë kushtet dhe reformat e nevojshme.

“Këshilla ime është që bisedimet të mos shihen si përmbushje të detyrave që duhet t’u çojnë në BE. Procesi i bisedimeve është instrument që duhet ta sjell BE-në në vendin tuaj, ta sjell ndryshimin e vërtetë të shoqërisë dhe vendit dhe me këtë t’i përmbushë nevojat e qytetarëve”, tha mes tjerash Zhbogar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat