Covid-19, Prokuroria e Maqedonisë së Veriut do të hetojë vdekjen e 66 vjeçares nga Struga

Maqedonia

Covid-19, Prokuroria e Maqedonisë së Veriut do të hetojë vdekjen e 66 vjeçares nga Struga

Më: 28 mars 2020 Në ora: 23:20
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore Publike në Ohër ka nisur hetim në lidhje me vdekjen e gruas 66 vjeçe nga Struga, e cila ishte diagnostikuar me Covid-19.

Sipas informacioneve paraprake, për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, mjeku i kishte rekomanduar pacientes tashmë të ndjerë të vazhdoj trajtimin mjekësorë në Spitalin Infektiv në Ohër. Por, përkundër referimit, pacienti nuk është pranuar në spital.

Prokuroria do të marrë masa për të zbardhur rastin dhe do të vërtetojë nëse ka fakte eventuale për përgjegjësi penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat