OBRM-PDUKM ia shtron dorën për bashkëpunim pushtetit

Maqedonia

OBRM-PDUKM ia shtron dorën për bashkëpunim pushtetit

Më: 29 mars 2020 Në ora: 11:51
OBRM-PDUKM

Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thuhet se “politika duhet të lihet anash, shëndeti i qytetarëve është primare”.

“OBRM-PDUKM vazhdimisht i përmend gabimet, po për Zaevin më e rëndësishme është pasurimi. Çmimin e krimit, korrupsionit dhe paaftësisë së Zaev, në një krizë të tillë e paguajnë qytetarët. Maqedonia dhe ekonomia e saj pësoi kolaps. Qytetarët s’janë fajtorë dhe as që duhet ta mbushin buxhetin të cilin Zaev e ka shprazur”, shprehen nga kjo part.

Ata shtojnë se si parti ofrojnë bashkëpunim dhe gjendjen e zgjidhjes që do ta ndihmojë ekonominë e Maqedonisë.

“OBRM-PDUKM dhe ekipet e saj janë në dispozicion të ndihmojmë nëse Qeveria merr vendim për një bashkëpunim të tillë. Në këto momente, politika duhet të hiqet anash dhe të merren vendime që do ta stabilizojnë ekonominë. OBRM-PDUKM është e gatshme ta japë planin se si do të gjenden mjetet të mjaftueshme në buxhet që kjo krizë të kalojë pa pasoja”, shprehen nga kjo parti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat