Për shkak se nuk e morën pacienten pa rezultuar pozitiv, do të shkarkohet drejtoresha e spitalit të Ohrit

Maqedonia

Për shkak se nuk e morën pacienten pa rezultuar pozitiv, do të shkarkohet drejtoresha e spitalit të Ohrit

Më: 29 mars 2020 Në ora: 13:43
Foto Ilustrim

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën e sotme të rregullt për shtyp tha se për shkak të rastit me gruan nga Struga e cila humbi jetë nga coronavirusi, dhe nuk është pranuar në spital, drejtoresha e spitalit të Ohrit nesër do të shkarkohet.

“Për rastin e djeshëm me të ndjerën nga Struga, nesër do të shkarkohet drejtoresha e spitalit të Ohrit. Sot në spital është edhe inspektorati shtetëror për të vërtetuar përgjegjësit tjerë”, tha Filipçe

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat