Testime për coronavirus prej sot edhe në Poliklinikat në “Çair” dhe “Mllin Ballkan”

Maqedonia

Testime për coronavirus prej sot edhe në Poliklinikat në “Çair” dhe “Mllin Ballkan”

Më: 30 mars 2020 Në ora: 09:07
Foto ilustrim

Hapen pika të reja të testimit për coronavirus. Nga sot në Shkup, testet do të bëhen në Poliklinikën e Çairit, ndërsa siç njoftohet deri në fund të javës edhe në Poliklinikën “Mllin Ballkan”. Qytetarët gjithashtu do të mund të testohen në pikat e reja të kontrollit, por më herët duhet të marrin udhëzim nga mjeku amë.

“Inspektimi ka përfunduar në të gjitha, institucione private, në dy spitalet private “Zhan Mitrev” dhe “Sistina” në laboratorin e “Avicena”. Gjatë ditës, inspektimet do të bëhen si brenda ashtu edhe në laboratorin Biotek”, tha Ministri Venko Filipçe.

Filipçe theksoi se, sipas epidemiologëve, numri i testeve të nevojshme do të rritet, ndërsa theksoi se sistemi i testimit mobil është gati dhe do të zbatohet tashmë në ditët e ardhshme në Shkup.

Së shpejti, siç njoftoi Ministri, do të hapen edhe dy pika kontrolli në qytete të tjera të vendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat