MPB nga sot letërnjoftimet dhe patentat e shoferëve do t’i dorëzojë në adresa shtëpiake

Maqedonia

MPB nga sot letërnjoftimet dhe patentat e shoferëve do t’i dorëzojë në adresa shtëpiake

Më: 30 mars 2020 Në ora: 09:09
Foto ilustrim

Letërnjoftimet dhe patenta e shoferit prej sot do të fillojnë të jepen në adresën e shtëpisë së qytetarëve. Kjo nuk vlen për pasaportat që kërkojnë gjurmët e gishtërinjve gjatë marrjes së dokumentit.

Ministri i Brendshëm, Naqe Çulev njoftoi se Rregullorja do të ndryshohet sot për të mundësuar këtë shërbim.

Ai në një konferencë për shtyp tha se udhëzime specifike janë dhënë Departamentit të Çështje Administrative se si të merren me situatën e coronavirusit, gjegjësisht të respektojnë distancën e duhur kur paraqesin kërkesa për dokumente.

Jepen gjithashtu udhëzime specifike për dezinfektimin e pajisjeve ku qytetarët u merren gjurmët e gishtërinjve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat