MPB: 242 persona nuk kanë respektuar masën për kufizim të lëvizjes, 95 persona janë arrestuar

Maqedonia

MPB: 242 persona nuk kanë respektuar masën për kufizim të lëvizjes, 95 persona janë arrestuar

Më: 30 mars 2020 Në ora: 12:55
Foto Ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit në territorin e vendin 109 personave u janë dhënë vendime për vetizolim, ndërsa 112 persona kanë nënshkruar deklarata për vetizolim, kumtoi MPB.

Sipas statistikave të MPB-së, nga ana e punonjësve policorë janë kryer kontrolle mbi persona në izolim dhe vetizolim, me ç’ rast është konstatuar se një person në vetizolim, nuk është gjetur në shtëpinë e tij.

Në lidhje me ndalesën për lëvizje gjatë 24 orëve të kaluara, është regjistruar se 242 persona në të gjithë vendin nuk e kanë respektuar ndalesën për lëvizje, me ç’ rast janë arrestuar 95 persona, janë paralajmëruar 37, ndërsa për të tjerët janë përgatitur procesverbale, theksohet në kumtesën e MPB-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat