OBRM-PDUKM: Zaev dhe LSDM po sillen në mënyrë të papërgjegjshme

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Zaev dhe LSDM po sillen në mënyrë të papërgjegjshme

Më: 30 mars 2020 Në ora: 13:18
Foto Ilustrim

Nga OBRM-PDUKM deklarojnë se ekonomia e Maqedonisë aktualisht është në vështirësi. Ekonomia ka nevojë për ndihmë serioze që të tejkalojë krizën me coronavirusin.

Qytetarët panë që gjatë një gjendje të jashtëzakonshme, ministrat e Zoran Zaevit shpenzuan 8 milion denarë për kafe dhe udhëtime pune.

“OBRM-PDUKM propozon të heqë që në seancën e njëjtë ku do të debatohet për ligjin për financim të partive, të debatohet edhe për heqjen dorë të pagës së Renata Deskoskës prej 70 mijë denarë, ndërsa nga buxheti i kushëririt të Deskoskës, Nikolçe Tasevskit, t’i merren 188 mijë denarë. E njëjta gjë duhet të bëhet edhe me Oliver Spasovski i cili merr 90 mijë denarë ose Radmila Sekerinska me 80 mijë denarë”, thonë nga OBRM-PDUKM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat