Shërohen edhe nëntë pacientë nga coronavirusi në Maqedoni

Maqedonia

Shërohen edhe nëntë pacientë nga coronavirusi në Maqedoni

Më: 30 mars 2020 Në ora: 16:32
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut informon se gjatë ditës së sotme nëntë pacientë janë shëruar dhe të njëjtit janë lëshuar për kurim shtëpiak.

Nga këto nëntë pacientë tetë janë nga Dibra dhe një nga Shkupi.

“9 pacientë (8 nga Dibra dhe 1 nga Shkupi) ishin regjistruar sot në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe gjendje febrile në Shkup të cilët patën rezultate negative në dy teste të Covid-19. Gjendja e tyre shëndetësore ishte e mirë dhe ata u lëshuan në shtëpi”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Numri i përgjithshëm i personave të cilët janë shëruar nga coronavirusi, shkon në 12.

Ndërsa sot u regjistruan 26 raste të reja pozitive me Covid-19, ndërsa numri i përgjithshëm i të prekurve ka arritur në 285 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat