Ohri dhe Struga i harmonizojnë aktivitetet për trajtim të pacientëve potencial me coronavirus

Maqedonia

Ohri dhe Struga i harmonizojnë aktivitetet për trajtim të pacientëve potencial me coronavirus

Më: 30 mars 2020 Në ora: 18:46
Foto ilustrim

Komunat Ohër, Strugë, Vevçan dhe Debërcë po i koordinojnë aktivitetet për veprim të përbashkët në menaxhimin me sfidat të cilat dalin nga situata aktuale e shkaktuar me epideminë e virusit korona.

Me propozim të Trupit Koordinues të Komunës së Ohrit sot u mbajt mbledhje e kryetarëve të komunave bashkë me udhëheqës të institucioneve shëndetësore në të cilën u harmonizua qasja rajonale në funksiononim e sistemit shëndetësor.

“Ministria e Shëndetësisë me propozim të Trupit Koordinues të Komunës së Ohrit do të veprojë drejtë përgatitjes së planit për regjionalizim, se si të harmonizohet procedura e trajtimit të pacientëve, varësisht pasqyrës së tyre klinike. Rasti me pacienten nga fshati Tatesh vetëm konfirmon nevojën për veprim të koordinuar”, tha kryetari i Ohrit, Konstantin Georgieski.

Propozimet parashohin që pacientët eventualë të infektuar me Covid-19 me pasqyrë më të lehtë dhe të mesme klinike të shërohen në Repartin Infektiv në Spitalin e Përgjithshëm në Ohër, derisa rastet më të rënda do të transferoheshin në Shkup.

Zëvendësministri i Shëndetësisë Armend Arsllani sqaroi se trajtimi i pacientëve mbetet që të rregullohet sipas sugjerimeve,protokolleve, llogaritjeve të bëra nga ekspertët, ndërsa informacionet përfundimtare për atë se si do të shkojë trajtimi i të infektuarve dhe të sëmurëve do të kumtohen pasi të miratohet ai protokoll.

Profesionistët, epidemiologët, infektologët po bëjnë vlerësim të gjendjes, e përgatisin protokollin dhe ai së shpejti do të publikohet, tha ai duke i bëri thirrje popullatës që t’i respektojë të gjitha rekomandimet nga kompetentët për menaxhimin me situatën.

Jovan Stojkovski, drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Vevçan, është optimist dhe beson se situata është nën kontroll, se po zbatohen aktivitetet, po vërtetohen dhe përmirësohen lëshimet eventuale.

Rasti me pacienten nga fshati strugan Tateshi, që ndërroi jetë pasi nuk ishte hospitalizuar në repartin Infektiv në Ohër, ishte shkak për shkarkimin e drejtoreshës së Spitalit të Përgjithshëm në Ohër. Mbledhja e sotme është pjesë e aktiviteteve për përcaktimin e mënyrës sipas së cilës do të veprohet me personat me simptoma të Covid-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat