Borell: Negociatat për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut janë vendim i duhur i BE-së

Maqedonia

Borell: Negociatat për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut janë vendim i duhur i BE-së

Më: 30 mars 2020 Në ora: 19:31
Josep Borell

“Pas nesh lamë një javë shumë të rëndë në të cilën në faqet e para dhe në mendimet tona dominonte pandemia me coronavirusin dhe pasojat globale nga ajo. Kjo situatë hodhi hije edhe mbi një vendim të rëndësishëm që nuk e mori vendimin e merituar. Në mes të krizës me virusin korona, Bashkimi Evropian vendosi që të fillojë negociata për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Këto janë lajme të mira për të dyja shtetet, për Ballkanin Perëndimor dhe për gjithë Evropën”.

Këtë e theksoi përfaqësuesi i lartë për Politikë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë së BE-së, Josep Borell me rastin e vendimit të BE-së të sjellë javën e kaluar që të fillojë negociata për anëtarësim me Shkupin dhe Tiranën

“Pas nesh lamë një javë shumë të rëndë në të cilën në faqet e para dhe në mendimet tona dominonte pandemia me coronavirusin dhe pasojat globale nga ajo. Kjo situatë hodhi hije edhe mbi një vendim të rëndësishëm që nuk e mori vendimin e merituar. Në mes të krizës me virusin korona, Bashkimi Evropian vendosi që të fillojë negociata për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Këto janë lajme të mira për të dyja shtetet, për Ballkanin Perëndimor dhe për gjithë Evropën”.

Këtë e theksoi përfaqësuesi i lartë për Politikë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë së BE-së, Josep Borell me rastin e vendimit të BE-së të sjellë javën e kaluar që të fillojë negociata për anëtarësim me Shkupin dhe Tiranën, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Me sjelljen e këtij vendimi shumë të rëndësishëm në këto kohë të rënda, BE-ja arriti progres për një çështje shumë të rëndësishme politike dhe dërgoi sinjal të qartë dhe porosi të qartë për Ballkanin Perëndimor. BE-ja tregoi se është e bashkuar sa i përket një prej politikave më me prioritet dhe e bëri këtë derisa menaxhon me krizën globale. Vendimi me të vërtetë është ‘rreze ditë në errësirën që po na rrethon’, siç tha homologu im i respektuar dhe ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov, duke e komentuar vendimin për fillimin e negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, thekson Boreli.

Ai tha se është kërkuar shumë nga të dyja vendet dhe ato i përmbushën.

“Tani, edhe BE-ja solli vendim të duhur nga ana jonë. Kjo është porosi inkurajuese se puna e mundimshme dhe lidershipi i duhur nga të dyja vendet japin rezultate. Në drejtim të njëjtë, dëshiroj ta uroj Maqedoninë e Veriut për atë që u bë vendi i 30-të anëtar i NATO-s këtë javë. Ky është hap shumë i rëndësishëm, i cili në mënyrë shtesë i konsolidon sigurinë evropiane dhe transatlantike. Me padurim pres që të punojmë bashkë edhe në kuadër të bashkëpunimit mes BE-së dhe NATO-s”, tha Borell.

Ai përkujtoi se këtë javë BE-ja paralajmëroi pako të ndihmës bilaterale financiare për të gjitha gjashtë partnerët e rajonit.

“Do të sigurojmë deri 38 milionë euro për ndihmë të drejtpërdrejtë për menaxhim me situatën në lidhje me Kovid-19. Me këto para do të blihen respiratorë, maska dhe pajisje të tjera mjekësore, paguhen fluturimet për dërgesë të ndihmës dhe mbulohen nevojat e njerëzve. Në mënyrë shtesë, BE-ja vendosi ta mbështesë rajonin me shpërndarje të 374 milionë euro për rimëkëmbje sociale dhe ekonomike të rajonit pas përfundimit të situatës kritike. Kjo nënkupton ruajtjen e vendeve të punës,bizneseve, përftimeve shoqërore, domethënë t’iu lejohet njerëzve që të vazhdojnë me jetët e tyre pasi ta tejkalojmë këtë pandemi”,tha Boreli.

Ai i prezantoi edhe hollësitë konkrete për ndihmë të drejtpërdrejtë të BE-së për sektorët shëndetësorë të vendeve të Ballkanit Perëndimor për rimëkëmbje ekonomike dhe sociale, prej të cilave Maqedonia e Veriut do të marrë 66 milionë euro – 4 milionë euro për ndihmë të drejtpërdrejtë për sektorin e shëndetësisë, 62 milionë euro për rimëkëmbje sociale dhe ekonomike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat