Ejup Alimi dhe Ismet Guri dënohen me nga 3 vjet e 6 muaj burg për manipulime zgjedhore

Maqedonia

Ejup Alimi dhe Ismet Guri dënohen me nga 3 vjet e 6 muaj burg për manipulime zgjedhore

Më: 31 mars 2020 Në ora: 10:39
Foto

Gjykatësja Marija Kletniçka në Gjykatën Penale shqiptoi dënim prej 3 vjet e 6 muaj burg për të akuzuarit në lëndën “Titanik 3”, Ejup Alimi dhe Ismet Guri.

Në seancën e sotme gjyqësore nuk ishte prezent deputeti i BDI-së, Ejup Alimi.

Gjykata i shpalli Alimin dhe Gurin fajtor për shkatërrimin e materialit zgjedhore në zgjedhjet lokale të vitit 2013 në Çair.

Sipas Gjykatës ata kanë manipuluar me rezultatet e sakta të votave, ku si pasojë kanë rritur numrin e votave për BDI-në duke i zvogëluar votat për PDSH-në dhe OBRM-PDUKM-në. Të njëjtat rezultate ishin dërguar në Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në mënyrë që të vulosen si përfundimtare, por të njëjtat nuk u pranuan.

Gjykimi ka zgjatur rreth dy vjet, ndërsa mbi 30 persona kanë dëshmuar. Gjykimi u kthye nga fillim pasi gjykatësja Olja Ristova në mars të vitit të kaluar u përjashtua nga ky rast, e cila u zëvendësua nga gjyqtarja Maria Kletniçka.

Fillimisht aktakuza u ngrit nga PSP-ja, respektivisht përfaqësues të aktakuzës ishin Fatime Fetai dhe Gavril Bubevki, pasi skadoi mandati i PSP-së, rasti vazhdoi në prokurorinë republikane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat