Kumanovë, dy persona dënohen me nga një mijë euro për mosrespektimin e orës policore

Maqedonia

Kumanovë, dy persona dënohen me nga një mijë euro për mosrespektimin e orës policore

Më: 31 mars 2020 Në ora: 12:01
Kumanova

Prokuroria Publike në Kumanovë ka dorëzuar propozim për dënim me para kundër dy personave, për mosrepektimin e masave shëndetësore gjatë kohës së epidemisë.

Siç thonë nga Prokuroria, personat më 25 mars gjatë kohës së orës policore kanë lëvizur me makinë nëpër qytet dhe nuk kanë vepruar sipas rregullave dhe masa për parandalimin e coronaviursit.

Për këtë vepër, Prokuroria ka propozuar që të gjobiten me 50 gjoba ditore. Një gjobë ditore është 20 euro, ndërsa dy kumanovarët do të duhet të paguajnë 1 mijë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat