Dënohen me para për mosrespektimin e orës policore dhe mbyllen disa lokale që nuk i zbatuan masat e rekomanduar për COVID -19

Maqedonia

Dënohen me para për mosrespektimin e orës policore dhe mbyllen disa lokale që nuk i zbatuan masat e rekomanduar për COVID -19

Më: 31 mars 2020 Në ora: 13:01
Foto Ilustrim

Gjithsej 14 objekte hotelierike janë mbyllur në rajonin e Tetovës në periudhë prej 24 orëve. Nga ora 07:00 e ditës së djeshme deri sot në ora 07:00. Mbyllja e tyre pasoi për shkak të mosrespektimit të rekomandimeve dhe masave të Qeverisë, në drejtim të parandalimit të përhapjes së coronavirusit.

Për pronarët e lokaleve janë përgatitur padi adekuate.

Gjatë të njëjtës periudhë 30/31 mars nga 07 deri në 07, në rajonin e Sektorit për Punë të Brendshme-Tetovë, janë hasur dhe dy persona të cilët nuk kanë respektuar masën për kufizim të lëvizjes.

Personat në fjalë janë arrestuar dhe mbajtur në stacionin policorë. Pas dokumentimit të plotë të rastit edhe ndaj tyre do të ngritët padi adekuate.

Prokuroria Publike në Kumanovë ka dorëzuar propozim për dënim me para kundër dy personave, për mosrepektimin e masave shëndetësore gjatë kohës së epidemisë.

Siç thonë nga Prokuroria, personat më 25 mars gjatë kohës së orës policore kanë lëvizur me makinë nëpër qytet dhe nuk kanë vepruar sipas rregullave dhe masa për parandalimin e coronaviursit.

Për këtë vepër, Prokuroria ka propozuar që të gjobiten me 50 gjoba ditore. Një gjobë ditore është 20 euro, ndërsa dy kumanovarët do të duhet të paguajnë 1 mijë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat