Policia kineze me donacion për MPB-në e Maqedonisë së Veriut

Maqedonia

Policia kineze me donacion për MPB-në e Maqedonisë së Veriut

Më: 31 mars 2020 Në ora: 13:06
Foto Ilustrim

Policia kineze nëpërmjet Ambasadës së Kinës në Shkup, ka dorëzuar donacione për Ministrinë e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut.

Siç thuhet në njoftimin e MPB-së, policia kineze ka dhuruar materiale mjekësore-higjienike për mbrojtjen e policëve, të cilët siç dihet në periudhën e gjendjes së jashtëzakonshme kanë detyra të vështira.

“Akti i sotëm është edhe një tregues për rëndësinë dhe domethënien e mbështetjes dhe para se gjithash solidaritetin në mes shteteve, sidomos kur është në pyetje kërcënimi global, prej të cilit mund të ketë humbje të mëdha”, thonë nga MPB.

Ministri i Punëve të Brendshme Naqe Çulev, e falënderoi Republikën Popullore të Kinës për këtë humanitet, duke shpresuar se do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat