​OEMVP propozon masa të reja për Qeverinë e Maqedonisë Veriore

Maqedonia

​OEMVP propozon masa të reja për Qeverinë e Maqedonisë Veriore

Më: 31 mars 2020 Në ora: 13:53
Nebi Hoxha

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore, ditën e sotme i ka propozuar masa të reja Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, që do të ndihmojnë ekonominë dhe biznesin që të jetë likuid në këtë fazë të krizës.

Ndër masat e propozuar është që borxhet e shtetit ndaj kompanive private të kthehen me prioritet, subvencionim i pagës së punëtorëve me vlerë minimale mesatare prej 20.000 denarë neto, si dhe eliminimi i akontacionit mbi tatim në fitim.

Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore Nebi Hoxha, tha se deri tek këto masa kanë ardhur pas një ankete që kanë realizuar me bizneset.

Ai tha se këto masa do të sigurojnë ruajtjen e vendeve të punës që është interes i përbashkët i vendit dhe kompanive, do të ulin koston operative të kompanive, do të ndihmojnë kompanitë të marrin huazime të reja për të shlyer detyrimet nga palët e treta dhe po ashtu do të sigurojnë konsumin që është baza e ekonomisë vendore.

Hoxha: Borxhet e shtetit ndaj kompanive private të kthehen me prioritet

“Borxhet e shtetit ndaj kompanive private të kthehen me prioritet, pasi që likuiditeti i shumë kompanive vihet në rrezik në këtë periudhë krize. Refundimi i TVSH-së të realizohet me prioritet për prodhuesit dhe ata që janë të orientuar për eksport. Eliminimi i akontacionit mbi tatim në fitim, pasi që viti 2020 do të jetë vit me humbje për shumicën e bizneseve dhe avancimi i fitimit gjithsesi do të ndikojë në likuiditetin e tyre. Produktet që Qeveria i konsideron si esenciale për jetën e qytetarëve dhe që importohen, të kenë 0% kosto të doganës, duke pas parasysh faktin që këto produkte janë me çmime hyrëse më të larta, ndërsa kompanitë kanë kufizim në rritjen e çmimit”, tha ai.

Ndër masat tje ra të propozuara, është edhe subvencionimi i pagës së punëtorëve me vlerën minimale mesatare prej 20.000 denarë neto.

Hoxha: Subvencionim i pagës së punëtorëve me vlerë minimale mesatare prej 20.000 denar neto

“Subvencionim i pagës së punëtorëve me vlerë minimale mesatare prej 20.000 denar neto. 0 deri 0.30 normë interesi për kreditë e reja që do të i nevojiten kompanive nga bankat komerciale në vend, kjo normë interesi të mbulohet nga ana e shtetit, përkatësisht Qeverisë. Kredi me norma interesi minimale dhe procedure te thjeshtëzuar të aprovimit të kredive për kompanitë që kanë projekte zhvillimore. Sipas OEMVP realizimi i masave duhet të jetë sipas këtyre parimeve. Masat të aplikohen me prioritet me afat sa më të shpejtë, të përkrahen të gjitha kompanitë dhe të jenë për të gjithë, pasi që të gjithë njëlloj janë të prekur nga situata. Përkrahja për subvencionim të pagave të zgjas minimumi tre muaj. Kreditë me normë interesi 0% të kenë minimum periudhë pushimi 6 muaj dhe si apel partive politike të mos shërbehen me krizën e Covid-19 për poena politike”, tha ai.

Hoxha ka prezantuar edhe rezultatet e anketës që kanë realizuar me bizneset, për çka tha se anketa shpalosë shumë dukuri që tangojnë biznesin, duke filluar nga ajo se si zhvillohet veprimtaria e tyre afariste në këtë periudhë të pandemisë, 27% të të anketuarve janë përgjigjur se veprimtaria e tyre ende ka vazhdimësi normale në krahasim me periudhën paraprake. Fakti që 33.3% janë përgjigjur se punojnë me orar të shkurtuar, ndërsa 31.7% thonë se punojnë me kapacitet të reduktuar, sipas tij tregon për rrezikun që ballafaqohen kompanitë në funksionimin e tyre.

Ai tha se përgjigje brengosëse dalin edhe nga pyetja se a ka pësuar ndryshim numri i të punësuarve, ku tha se 52.9% thonë që për momen tin ai numër nuk ka pësuar ndryshim, 29.4% pohojnë se kanë bërë reduktime tek numri i stafit, ndërsa 17.7% thonë nëse nuk marrin ndihmë nga shteti, do të detyrohen edhe ata të bëjnë reduktime në numrin e të punësuarve.

Në lidhje me masat ekonomike të Qeverisë për bizneset dhe ekonominë, Hoxha tha se shumica e kompanive i vlerësojnë si joadekuate. Një numër i konsiderueshëm mendojnë se nuk do të shfrytëzojnë këto masa dhe subvencione shtetërore për të rimëkëmbur bizneset.

Ai tha se sipas anketës, 57.1% e të anketuarve kanë bindjen se masat nuk ndihmojnë bizneset. 25.4% janë përgjigjur se masat janë pjesërisht të qëlluara, ndërsa vetëm 6.3% mendojnë se masat janë të qëlluara. 38.1% janë përgjigjur se këto masa të parapara nuk janë të aplikueshme për veprimtaritë e tyre, ndërsa 23.8% janë përgjigjur se nuk do t’i shfrytëzojnë këto masa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat