44 raste të reja me coronavirus, regjistrohen edhe dy viktima

Maqedonia

44 raste të reja me coronavirus, regjistrohen edhe dy viktima

Më: 31 mars 2020 Në ora: 14:58
Foto Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë informon se gjatë orëve të kaluara kanë ndërruar jetë dy persona, njëri i moshës 45-vjeçare nga Kumanova dhe njëri 78-vjeçare nga Dibra.

Nga MSH thonë se i ndjeri nga Kumanova ka pasur diabet, hipertension dhe mbipeshë, ndërsa i ndjeri nga Dibra ka pasur bronkit dhe hipertension.

Në 24 orët e kaluara janë bërë 392 testime, ndërsa janë konfirmuar 44 raste të reja me coronavirus. Sipas qyteteve: Kumanovë 23 raste, Shkup 11, Tetovë 4, Manastir 3, Strugë 2 dhe Prilep 1.

Me rastet e reja të ditës së sotme, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 329 persona.

Ndërsa sipas qyteteve nga numri i përgjithshëm pacientët janë nga:

– Shkupi 175
– Dibër 47
– Kumanovë 47
– Shtip – 14
– Tetovë – 10
– Prilep – 10
– Strugë – 7
– Velesi – 6
– Manastir – 4
– Ohri – 3
– Kavadarci – 2
– Gostivar – 1
– Kriva Pallanka – 1
– Strumica – 1
– Gjevgjeli – 1

Ndryshe, deri tani janë realizuar 3518 teste për Covid-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat