LSM: Nuk ka ulje të pagave në sektorin publik dhe privat

Maqedonia

LSM: Nuk ka ulje të pagave në sektorin publik dhe privat

Më: 31 mars 2020 Në ora: 16:53
Foto ilustrim

Lidhja Sindikatave të Maqedonisë (LSM) ka lëshuar një deklaratë pas publikimit të pakos së dytë të masave qeveritare, duke mirëpritur qëndrimin e Qeverisë për të mos ulur pagat e punonjësve të sektorit publik dhe privat.

Në deklaratë thuhet se masat ishin në përputhje me seancën e sotme të Këshillit ekonomik dhe social dhe se dialogu konstruktiv shoqëror është mjeti kryesor për të ruajtur dinjitetin e punëtorëve në këto periudha specifike për shtetin.

“Në takim, partnerët socialë bashkërisht konstatuan se përparësia kryesore në këtë periudhë specifike është shëndeti dhe jeta e punëtorëve dhe qytetarëve, por që situata nuk duhet të lejohet të hyjë në një krizë në tregun e punës dhe të tejkalohet në kurizë të punëtorëve. Dialogu konstruktiv shoqëror dhe aftësia e përfaqësuesve të punëtorëve për të parashtruar propozimet dhe zgjidhjet e tyre për këtë situatë është një mjet kryesor në këto momente specifike përmes të cilave ne të gjithë mund të kontribuojmë në ruajtjen e dinjitetit të punëtorëve dhe në të njëjtën kohë të ndihmojmë ekonominë e Maqedonisë”, thonë nga LSM.

LSM u bën thirrje të gjithë qytetarëve që t’u përmbahen rekomandimeve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Qeverisë në mënyrë që të kapërcehen shpejt situata me coronavirusin në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat