MPJ në bashkëpunim me Portugalinë ktheu edhe shtatë shtetas të Maqedonisë nga Peruja

Maqedonia

MPJ në bashkëpunim me Portugalinë ktheu edhe shtatë shtetas të Maqedonisë nga Peruja

Më: 31 mars 2020 Në ora: 17:59
Foto ilustrim

Nga Ministria e Punëve të Jashtme njoftojnë se edhe shtatë shtetas të Maqedonisë me sukses janë kthyer nga Lima e Perusë në kontinentin evropian.

Me organizimin e Ambasadës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në Brazilia, dhe në bashkëpunim me MPJ-në portugeze, këtë mëngjes aeroplani i agjencisë portugeze TAP ateroi në Lisbonë, prej ku shtetasit e Maqedonisë vazhduan kthimin në vend.

“Nga të gjithë të paraqiturit deri tani nga Peru, ka mbetur edhe një rast për të cilin jemi duke punuar. Për katër pasagjerët e ardhur nga Peru në vend dhe këto shtatë, momentalisht do të gjendet zgjidhje edhe për studentin nga Kusko, të gjitha kërkesat nga Peru do të realizohen, falë mekanizmit evropian për mbrojtje civile”, shprehen nga MPJ.

Përmes mekanizmit për mbrojtje civile të Bashkimit Evropian deri më tani kanë arritur 29 shtetas të Maqedonisë nga Amerika latine dhe Ishujt Karaibe, edhe atë 11 nga Peruja, 4 nga Brazili, 4 nga Argjentina, 4 nga Kuba, tre nga Kolumbia dhe dy nga Uruguai dhe një nga Barbados.

Ambasada e Maqedonisë së Veriut në Brazilia është adresa ku parashtrohen kërkesat për qytetarët e mbetur në Amerikën latine dhe nga Ishujt Karaibe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat