OBRM-PDUKM: Ka kaluar një javë, ndërsa funksionarët e LSDM-së nuk heqin dorë nga pagat e tyre

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Ka kaluar një javë, ndërsa funksionarët e LSDM-së nuk heqin dorë nga pagat e tyre

Më: 1 prill 2020 Në ora: 13:01
Foto Ilustrim

OBRM-PDUKM kërkon që funksionarët e LSDM-së të heqin dorë nga pagat e tyre dhe të ndihmojnë vendin në ballafaqim me coronavirusin.

Kanë kaluar një javë që kur OBRM-PDUKM u bëri thirrje ministrave dhe zyrtarëve të qeverisë që të heqin dorë nga pagat e tyre, ndërsa nga LSDM nuk ka as ndonjë shenjë apo zë.

Nuk ka asnjë fjalë nga Oliver Spasovski për anulimin e pagës së tij prej 88.000 denarë, as nga Sheqerinska për anulimin e mbi 80.000 denarë neto, dhe Mila Carovska për pagën neto mbi 73.000 denarë, si dhe Renata Treneska Deskoska për mbi 73.000 denarë.

Nga OBRM-PDUKM thonë se funksionarët e LSDM heshtin dhe nuk janë të gatshëm të heqin dorë nga pagat e tyre mahnitëse që kanë marrë në të kaluarën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat