AUV-Maqedoni ka realizuar 738 inspektime: Janë parashtruar dy gjoba

Maqedonia

AUV-Maqedoni ka realizuar 738 inspektime: Janë parashtruar dy gjoba

Më: 1 prill 2020 Në ora: 13:36
Foto Ilustrim

Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV), gjatë inspektimeve në terren, ka vërejtur lëshime në përmbushjen e rekomandimeve për mbrojtje nga virusi korona dhe në lëshime në kushtet higjienike dhe shitjen e produkteve me afat të skaduar.

Pas lëshimeve të vërtetuara, janë sjell 32 vendime për mënjanim dhe 46 masa për edukim dhe dy gjoba.

Siç informojnë nga AUV, janë realizuar 738 inspektime, me qëllim të parandalimit të shpërndarjes së KOVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat