Elezi: Zhbllokohen llogaritë e komunave

Maqedonia

Elezi: Zhbllokohen llogaritë e komunave

Më: 1 prill 2020 Në ora: 14:42
Shiret Elezi

Para një jave autoritetet financiare kishin bllokuar llogarinë rrjedhëse të Komunës së Gostivarit. Zv. e Financave, Shiret Elezi, për “Klan Macedonia” tha se tani e tutje, për shkak të rrethanave të krijuara si pasojë e përhapjes së coronavirusit, nuk do ketë përmbarime nga llogaritë bankare të komunave:

“Ligji për përmbarimin pezullohet deri në fund të qershorit dhe në këtë mënyrë ndihmohen, përveç qytetarët, edhe komunat e vendit për realizimin e obligimeve të tyre operative-rrjedhëse që të mund të ndërmarrin të gjitha aktivitete e nevojshme për luftimin e pandemisë së Covid-19”, tha zonja Elezi.

Ajo saktëson se Ligji i Përmbarimit pezullohet nga një prilli e deri në mbarim të muajit qershor. Konform kësaj, agjentët e përmbarimit janë të detyruar të ndërpresin veprimet e zbatimit.

Huadhënësit dhe kryerësit e operacioneve të pagesave, po ashtu ,obligohen të ndalojnë veprimet e tyre, sipas urdhëresave të lëshuara nga agjentët e përmbarimit deri në fund të qershorit:

‘Përjashtim bëjnë vetëm rastet kur mjetet janë depozituar tek agjentët të përmbarimit si dhe rastet që kanë të bëjnë me alimenatcionet për fëmijët që jetojnë tek prindërit e vetëm’, tha Zv. ministrja e Financave, Shiret Elezi.

Në seancën e së martës Qeveria miratoi paketën e dytë të masave ekonomike me qëllim të zbutjes dhe përballimit të pasojave si rezultat i pandemisë së coronavirusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat