Notat e tremujorit të parë do të përdoren për notimin e nxënësve në mësimin online në Maqedoni

Maqedonia

Notat e tremujorit të parë do të përdoren për notimin e nxënësve në mësimin online në Maqedoni

Më: 1 prill 2020 Në ora: 19:17
Ilustrim

Pandemia me Covid-19, po pamundëson zhvillimin normal të viti shkollor dhe preokupim kryesor i mësuesve nxënësve dhe prindërve, është edhe se si do të notohen nxënësit sivjet nëse nxënësit nuk do të mund t’’ kthehen mësimit deri në fund të këtij viti.

Në udhëzimin dedikuar arsimtarëve për mënyrën e vlerësimit të nxënësve në distancë, që është publikuar në ueb faqen e Ministrisë së Arsimit, sqarohet se edhe në shkollat fillore edhe në ato të mesme, arsimtarët do t’i shfrytëzojnë notat nga tremujori i parë, gjysmë-vjetori dhe tremujori i tretë, për ta përfunduar notën në fund të vitit.

Të gjitha notat gjatë gjendjes së jashtëzakonshme arsimtarët do t’i shënojnë në ditarin elektronik, ku do të përfshihet edhe suksesi i treguar i nxënësve gjatë procesit mësimor online.

Arsimtarët e shkollave fillore dhe të mesme duhet ta adaptojnë praktikën e përditshme, të investojnë punë plotësuese, të bashkëpunojnë me kolegët, prindërit dhe të ndërmarrin përgjegjësi për punën e tyre.

Notat e tremujorit të tretë (përshkruese për nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e gjashtë dhe numerike për nxënës nga klasa e shtatë deri në klasën e nëntë), arsimtari i shkruan në Listën adekuate për Evidencë, që është publikuar në ueb faqen e Byrosë për Zhvillim të Arsimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat