MSH: Kemi kapacitet prej 1000 shtretërve për të trajtuar të infektuarit nga coronavirusi

Maqedonia

MSH: Kemi kapacitet prej 1000 shtretërve për të trajtuar të infektuarit nga coronavirusi

Më: 2 prill 2020 Në ora: 12:20
Klinika e Sëmundjeve Infektive-Maqedoni

Sistemi shëndetësor është i gatshëm të absorbojë numër më të madh të pacientëve i cili pritet me kulmin e coronavirusit nga fundi i muajit, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Klinika e Sëmundjeve Infektive, së bashku me kapacitetin shtesë për pranimin e pacientëve me sëmundje të rëndë dhe të mesme me koronavirus, ka 250 shtretër spitalor, dhe afro 400 shtretër disponon SPQ “8 Shtator” në Shkup.

Aktualisht, 59 pacientë janë duke u trajtuar në Klinikën e Sëmundjeve Infektive, e cila përfaqëson një të katërtën e kapaciteteve në dispozicion vetëm në këtë vend, që do të thotë se këto institucione disponojnë me kapacitete të mjaftueshme, si dhe specialistë të sëmundjeve infektive dhe personel mjekësor, informojnë nga Ministria.

Modeli i trajtimit dhe mjekimit të pacientëve me sëmundje të rëndë dhe të mesme në institucionet me specialistë të mjekësisë infektive, i kombinuar me trajtimin në shtëpi, siç potencohet, është model i qasjes ndaj pacientëve me coronavirus në Gjermani dhe u dëshmua solid dhe mund të aplikohet në vendin tonë.

Është krijuar koordinim midis institucioneve me shumë nivele brenda sistemit shëndetësor – mjekët primar, shtëpitë shëndetësore me pikat ku merren materialet, spitalet sekondare dhe klinika si institucion i lartë shëndetësor terciar.

Sistemi shëndetësor është i gatshëm të pranojë numër edhe më të madh të pacientëve nga ato që trajtohen tani në spitale, si dhe për kulmin që pritet deri në fund të muajit. Ministria e Shëndetësisë ka në dispozicion më shumë se 1.000 shtretër spitalor për pacientët e hospitalizuar me coronavirus në: Klinikën e Sëmundjeve Infektive me kapacitete shtesë, SPQ “8 Shtatori”, repartet infektive në Shtip, Gostivar dhe Veles, Instituti i Sëmundjeve të Mushkërive në Kozle, njësia e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale në Demir Kapi, si dhe kapacitetet e ofruara nga spitalet private, thuhet në kumtesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat