Filipçe: Kemi bërë më së shumti testime nga i gjithë rajoni

Maqedonia

Filipçe: Kemi bërë më së shumti testime nga i gjithë rajoni

Më: 2 prill 2020 Në ora: 19:32
Venko Filipçe

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot në konferencë për shtyp tha se në total janë bërë 4.117 testime për coronavirusin dhe se Maqedonia testime më së shumti në një milion banorë nga gjithë vendet e rejonit.

“Vetëm Sllovenia ka më shumë se ne. Do të thotë mbi 2.000 testime në një Milion Banorë konsiderohet numër i madh. Nga gjitha vendet, ne jemi në mesin e 30-40 të para dhe mendoj se është rezultat i shkëlqyer”, tha Filipçe.

Ai potencoi se nuk bëhet fjalë vetëm për numër testimesh, por qasje gjithëpërfshirëse drejt identifikimit të pacientëve dhe kontaktimeve të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat