Maqedoni: 43 shkelje të orës policore në 24 orët e fundit

Maqedonia

Maqedoni: 43 shkelje të orës policore në 24 orët e fundit

Më: 3 prill 2020 Në ora: 10:10
Maqedoni

Gjatë 24 orëve të fundit të orës policore janë evidentuar 43 shkelje, 27 prej tyre janë ndaluar nga policia, pesë janë paralajmëruar ndërsa për të tjerët në vijim do të merren masat e duhura.

Gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut është marrë vendim për izolimin e 91 personave kurse 23 persona kanë nënshkruar deklaratë për vetizolim.

Policia gjatë 2,033 kontrolleve tek personat që janë në izolim dhe vetizolim ka konstatuar se një person nuk i është përmbajtur rregullave të izolimit, respektivisht gjatë kontrollit nuk është gjetur në shtëpinë e tij.

Në karantinë shtetërore gjatë 24 orëve të fundit janë futur edhe 204 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat