Çulev: Në fundjavë do të angazhohen një numër më i madh i policëve

Maqedonia

Çulev: Në fundjavë do të angazhohen një numër më i madh i policëve

Më: 3 prill 2020 Në ora: 16:40
Naqe Çulev

Ministri i Brendshëm, Naqe Çulev tha se, për shkak të mosrespektimin e lëvizjes fundjavën e kaluar, MPB do të shtojë numrin e policëve nëpër rrugët e vendit.

Ora policore për fundjavë fillon në orën 16:00 dhe dhe mbaron në orën 05:00 të mëngjesit.

“Fundjavën e kaluar kemi pasur rritje të konsiderueshme në mosrespektimin të ndalimit të lëvizjes. Shpresoj që qytetarët të tregojnë shumë më tepër ndërgjegje dhe të respektojnë ndalimin e lëvizjes në fundjavë. Anëtarët e MPB-së do të angazhohen në një numër më të madh”, tha Çulev.

Sa i përket ndalimit të lëvizjes gjatë 24 orëve të kaluara janë regjistruar se në nivel shtetëror 43 persona nuk e kanë respektuar ndalimin e lëvizje, janë ndaluar 27 persona, ndërsa të tjerëve u janë marrë të dhënat dhe për ta do të ndiqen masat e duhura”, thonë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat