Mozzart me 10.000 euro donacion për Spitalin e përgjithshëm në Kumanovë

Maqedonia

Mozzart me 10.000 euro donacion për Spitalin e përgjithshëm në Kumanovë

Më: 3 prill 2020 Në ora: 19:55
Kompania Mozzart

Kompania Mozzart, e cila në shoqërinë tonë dallohet për aktivitetet me përgjegjësi shoqërore, me aksionet humanitare nuk ndalet as gjatë kohës së pandemisë së Korona-virusit, pandemi kjo që bllokoi funksionimin e kompanisë. Lideri në fushën e organizimit të lojërave të fatit – Моzzart Bet, përgatiti një donacion të përgjithshëm për spitalet në shumë prej 50.000 еuro, ndërsa një pjesë e këtyre mjeteve janë dhënë në formë donacioni për Spitalin e përgjithshëm në Kumanovë.

“Në cilësinë e drejtorit të ISHP Spitali i përgjithshëm Kumanovë, në emër të të gjithë personelit dua të falënderojë publikisht Bastoret sportive Mozzart që na befasuan me gjestin e tyre human, duke i dhënë spitalit tonë një shumë prej 10.000,00 euro në formë donacioni. Këto mjete do të përdoren për blerjen e pajisjeve sanitare për punonjësit tanë, që janë në kontakt të drejtpërdrejtë me të sëmurët me COVID-19 ose janë në front direkt me këtë armik të padukshëm, si dhe për blerjen e mjeteve dezinfektuese! Ju faleminderit nga zemra për donacionin, i cili është me rëndësi të madhe në luftën kundër virusit COVID-19”, tha Drejtorja e Spitalit të përgjithshëm në Kumanovë, Snezhana Zaharieva.

Për ta asistuar funksionimin e papenguar të sistemit shëndetësor në këto momente krize, Мozzart theksoi se mjetet e parapara për spitalet në Maqedoni do të shpërndahen sipas prioriteteve ose në ato pjesë të vendit ku nevojitet më së shumti për nevojat e frontit të parë të luftës kundër Korona-
virusit.

“Duke ofruar mbështetjen tonë pa rezervë për funksionimin e papenguar të sistemit tonë shëndetësor në këto momente të vështira dhe momente krize, ne bëjmë përpjekje maksimale në luftën kundër këtij armiku të madh. Shpresojmë se me këtë donacion do të japim kontribut për t’u ballafaquar më lehtë me sfidën që na pret. Njësoj si e gjithë bota edhe vendi ynë nuk është anashkaluar, ndërsa aksionet humanitare të këtij lloji janë shumë të rëndësishme. Si një kompani e cila njihet për përgjegjësinë e madhe shoqërore, ne u bëjmë thirrje edhe kompanive dhe individëve të tjerë të vazhdojnë këtë shembull”, deklaruan përfaqësuesit e menaxhmentit të Mozzart Bet.

Mozzart deri më tani dha në formë donacioni 15.000 euro për Klinikën e sëmundjeve infektive dhe gjendjeve febrile në Shkup dhe 10.000 euro për Spitalin e përgjithshëm në Kumanovë. Gjatë periudhës në vazhdim do të realizohen edhe disa donacione të tjera në shumë prej 25.000 euro për spitalet në Maqedoni ose direkt për rajonet më të prekura me virusin Korona. Kompania Mozzart njihet si një kompani me përgjegjësi shoqërore, që bën përpjekje të përfshihet në më shumë sfera dhe me aksionet dhe fushatat e ndryshme të jap kontribut atje ku ka më shumë nevojë dhe pikërisht për këtë arsye kompania do të vazhdojë gjestet humane që do të ndihmojnë në luftën kundër virusit Korona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat