Filipçe: 11 mjekë të spitalit të Kumanovës të infektuar

Maqedonia

Filipçe: 11 mjekë të spitalit të Kumanovës të infektuar

Më: 3 prill 2020 Në ora: 20:24
Venko Filipçe

Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe, tha se në Spitalin e Kumanovës situata paraqitet e rënduar pasi janë infektuar 11 persona me virusin Kovid-19 dhe si masa plotësuese janë dërguar dy mjekë plotësues, njëri nga Shkupi dhe tjetri nga Shtipi.

“Kemi raste pozitive në Spitalin e Kumanovës, 11 persona pozitiv me koronavirus, kjo e komprometon punën në repartin infektivë. Për këtë arsye dy mjek një nga Shkupi dhe një nga Shtipi janë dërguar në këtë spital për të organizuar punën”, tha Filipçe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat