FMN ndan 175.2 milion euro për Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

FMN ndan 175.2 milion euro për Maqedoninë e Veriut

Më: 3 prill 2020 Në ora: 20:39
Maqedoni e Veriut

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e 34-të të saj miratoi informacionin e FMN-së me të cilën ka marrë përgjigje pozitive për financim të shpejtë prej 175.2 milion euro për ballafaqim me coronavirusin.

“Në këtë seancë, Qeveria e Republikës së Maqedonisë Veriore shqyrtoi dhe miratoi Informacionin, sipas të cilit Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) iu përgjigj pozitivisht kërkesës së vendit tonë për të aprovuar Instrumentin për financim të shpejtë në shumë prej 175.2 milion euro si ndihmë në financimin e masave për shëndetin dhe stabilizimin makroekonomik dhe plotësimin e nevojave të bilancit të pagesave që vijnë nga shfaqja e COVID-19”, thuhet në deklaratën e Qeverisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat