MPJ: Deri tani janë kthyer 2.207 shtetas të Maqedonisë nga jashtë

Maqedonia

MPJ: Deri tani janë kthyer 2.207 shtetas të Maqedonisë nga jashtë

Më: 4 prill 2020 Në ora: 14:03
Foto ilustrim

Sipas të dhënave të Ministrisë për Punë të Jashtme deri më 4 prill, 2.207 shtetas të Maqedonisë së Veriut janë kthyer nga vendi ndërsa MPJ organizon kthimin e tyre.

Siç njoftojnë nga MPJ, nga 22 marsi deri më 4 prill në Kontakt Qendrën Globale për shërbime konsullore në situata emergjente në ministri janë paraqitur 5.228 qutetarë nga e gjithë bota që duan me aeroplan të kthehen në vend.

Prej tyre 2890 janë pajtuar të vendosen në karantinë shtetërore. Pjesa më e madhe janë nga Evropa.

Deri më tani ka pasur fluturime nga Valeta, Zagrebi, Ljubljana, Vjena, Baseli, Minheni si dhe nga dy fltuturime nga Kolni dhe Berlini. Përmes autobusëve dhe automjeteve nga Mali i Zi, Turqia dhe Sllovenia janë kthyer 150 qytetarë dhe me ndërmjetësim të Austrisë dhe Portugalisë në Maqedonia janë kthyer 11 shtetas nga Peruja.

Pas shpalljes së pandemisë të gjithë vendkalimet kufitare u mbyllën nga 16 marsi, ndërsa më 18 mars y mbyll edhe aeroporti i Shkupit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat