Përforcohet koordinimi i rregullatorëve financiarë për ruajtjen e stabilitetit financiar

Maqedonia

Përforcohet koordinimi i rregullatorëve financiarë për ruajtjen e stabilitetit financiar

Më: 4 prill 2020 Në ora: 14:46
Foto ilustrim

Rregullatorët financiarë dakorduan Memorandum për bashkëpunim ndërinstitucional me të cilin e përforcojnë bashkëpunimin në ndjekjen e gjendjeve në sistemin financiar. Në rrethanat të cilat i imponon kriza e koronavirusit, me përkushtimin maksimal të çdo rregullatori në kuadër të kompetencave të tij, në mënyrë të koordinuar do të ruhet stabiliteti financiar.

Siç kumtoi Banka Popullore, ky është mesazhi të cilin e kanë dërguar guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angellovska-Bezhoska, ministrja e Financave, Nina Angellovska, kryetarja e Komisionit të letrave me vlerë, Nora Aliti, kryetari i Këshillit të ekspertëve të Agjencisë për supervizionin e sigurimit, Kërste Shajnoski, kryetari i Këshillit të ekspertëve të Agjencisë për mbikëqyrjen e sigurimit kapital të financuar pensional, Maksud Aliti dhe drejtori i Fondit për sigurimin e depozitave, Borçe Haxhiev. Ata kontraktuan Memorandum të ri për bashkëpunim ndërinstitucional për shkak të ruajtjes së stabilitetit financiar, i përgatitur gjatë disa muajve të kaluar, në pajtim me rekomandimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore.

“Memorandumi dakordohet me qëllim që përmes koordinimit më të madh midis rregullatorëve edhe më tej në kohë dhe në mënyrë efikase identifikohen rreziqet sistematike dhe në kohë dhe në mënyrë të harmonizuar ndërmerren
aktivitete për shkak të parandalimit dhe uljes së ndikimit të tyre mbi sistemin financiar. Me aktivitetet të cilat janë paraparë me memorandumin, rezistenca e sistemit tonë financiar ndaj goditjeve do të përforcohet në mënyrë plotësuese dhe institucionet kompetente me gatishmëri akoma më të madhe do të menaxhojnë me sfidat për sistemin”, thuhet në kumtesë.

Midis tjerash, thuhet, në pajtim me dispozitat e Memorandumit zhvillohet roli dhe zgjerohet përbërja e Komitetit për stabilitet financiar sipas shembullit të Këshillit evropian për rreziqe sistematike.

Në periudhën e mëtejme, me përkushtim do të punohet në përforcimin e kornizës makroprudente, për çka, siç paralajmërohet, do të qaset edhe ndaj zhvillimit të rregullativës, me çka në të njëjtën kohë ndiqen edhe rekomandimet e Programit për vlerësimin e sektorit financiar të FMN-së dhe Bankës Botërore, të zbatuar në vitin 2017 dhe 2018.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat