OBRM-PDUKM: Pjesa më e madhe e shteteve miratojnë ligje ku obligohet mbajtja e maskave mbrojtëse

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Pjesa më e madhe e shteteve miratojnë ligje ku obligohet mbajtja e maskave mbrojtëse

Më: 4 prill 2020 Në ora: 20:35
OBRM-PDUKM

Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thuhet se “në kuadër të nismës tonë ‘Problemet tuaja, zgjidhjet tona – E dua Maqedoninë’, në partinë tonë vinë dhjetëra sugjerime, propozime dhe probleme me të cilat ballafaqohen qytetarët”.

“Qytetarët bëjnë apel që në këto momente vështira ekonomike si rezultat i coronavrisuit duhet të ndalohen të gjitha lojëratat shpërblyese të organizuara nga shtet. Mjetet e fondit fitues nga Lotaria e Maqedonisë duhet të hiqen dhe të jenë në dispozicion të shtetit me qëllim që të sigurojë mjete ekonomike shtesë për të parandaluar pasojat ekonomike”, shprehen nga OBRM-PDUKM.

Ata thonë se një numër i madh i qytetarëve në këto momente kërkojnë që të hiqen të gjithë privilegjet për funksionarët me qëllim që këto mjete ta rregullojnë krizën ekonomike. Ata kërkojnë që të hiqen udhëtimet zyrtare, telefoni zyrtar dhe shpenzimet tjera.

“Pjesa më e madhe e shtetit miratojnë legjislacion ku obligohet mbajtja e maskave gjatë kohës së pandemisë”, shprehen nga OBRM-PDUKM.

Ata shtojnë se qytetarët shprehen se duhet mbajtja e maskave me qëllim që të parandalohet coronavirusi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat