Ekspertët në Maqedoni: Masa më rigoroze për personat në vetizolim

Maqedonia

Ekspertët në Maqedoni: Masa më rigoroze për personat në vetizolim

Më: 4 prill 2020 Në ora: 20:37
Foto ilustrim

Nevojiten masa më restriktive për personat që janë në izolim dhe vetë izolim, vlerësojnë ekspertët e sigurisë. Kjo vjen pas rastit me 44 vjeçarin nga Shkupi i cili ishte pozitiv me Korona virus, edhe pse kishte nënshkruar deklaratë për vetë izolim pas kthimit nga jashtë, lirshëm ka shëtitur në Ohër, ku edhe ka pasur banesë.

“Duhet kontrolli ndaj disa personave të caktuar të përforcohet. Në bazë të kontrolleve operative, policia duhet t’i detektojë kush janë personat e mundshëm që nuk do i respektojnë masat dhe ndaj tyre të rritet kontrolli. Duhet më shpesh të vizitohen, pastaj të ketë mbulim operativ, për të parë a dalin jashtë apo jo. Policia ka shumë më tepër masa sesa vetëm kontrollin personal’- deklaroi Stefan Buxhakoski, profesor universitarë.

Në mënyrë plotësuese, nga Instituti i shëndetit publik në Ohër, thonë se personat që kanë qenë në kontakt me shkupjanin, tani janë në izolim, ndërsa të gjithëve u janë bërë analiza për Kovid 19. Buxhakoski shton se është e domosdoshme Qeveria të miratojë dekretin për shtimin e masave të tilla, ndërsa gjykatat të veprojnë më shpejtë në shqiptimin e dënimeve për personat e padisiplinuar.

“Shumë shpesh shohim se detektohen shkelje të orës policore, por mungon reagimi i shpejtë i organeve gjyqësore në shqiptimin e masave. Shqiptimi i masave do të thotë veprim parandalues- shton Stefan Buxhakoski.

Nga Policia e Ohrit thonë se intenzivisht kontrollohen personat që janë në izolim dhe në karantinë shtetërore. Në rajonin e SPB- Ohër janë evidentuar 9 persona të ri në vetë izolim dhe ndaj tyre janë bërë 260 kontrolle.

“Këto kontrolle i bëjmë në mënyrë të pavarur si polici por edhe në bashkëpunim me Institutin e shëndetit publik dhe Inspektoratin shtetëror sanitarë dhe shëndetësor. Mendoj se në këto rrethana dhe në një koordinim të këtillë, masat janë të mirëfillta dhe japin rezultate- deklaroi Stefan Dimovski, zëdhënës i SPB- Ohër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat