‘TVSH-ja ime’, u ndanë 15 shpërblimet me nga 100 mijë denarë

Maqedonia

‘TVSH-ja ime’, u ndanë 15 shpërblimet me nga 100 mijë denarë

Më: 4 prill 2020 Në ora: 20:59
Foto ilustrim

Sonte ‘TVSH-ja ime, Dhurata ime’ përmes Lotarisë së Maqedonisë ndau 15 shpërblimet me nga 100.000 denarë.

Në këtë edicion morën pjesë 13.680. 433 llogari fiskale nga që janë skanuar nga 1 deri 31 mars.

Prej 15 shpërblimeve, qytetarët e Shkupit kryesojnë me gjashtë fitues, Strumica dhe Prilepi me nga dy fitues si dhe me nga një fitues Tetova, Bogdanci, Shtipi, Ohri dhe Probishtipi.

Deri tani, përveç dhuratave ditore janë ndarë edhe 20 shpërblime me nga 100 mijë denarë si dhe dhurata kryesore më 18 mars prej tre milionë denarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat