Lirohen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Maqedonia

Lirohen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Më: 6 prill 2020 Në ora: 12:15
Foto Ilustrim

Komisioni Rregullator për Energjetikë informon se ka marrë vendim për ulje të çmimeve të derivateve të naftës, për mesatarisht 2.67 përqind.

Sipas çmimeve të reja, benzina EUROSUPER BS-98 do të lirohet për 0.50 denarë dhe do të kushtojë 50,00 denarë për litër, EUROSUPER BS-95 do të lirohet për 0.50 denarë dhe do të kushtojë 48,00 denenarë për litër, ndërsa EURODIESEL do të ulet për 1 denarë dhe do të shitet 45.00 denarë për litër.

Ne vendim të KRRE-së do të ulet edhe çmimi i vajit ekstra të lehtë, cili do të shitet për 33.50 denarë për litër.

Këto çmime hyjnë në fuqi nga mesnata e sotme dhe do të zgjasin deri në javën e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat