Spasovski: Nuk përjashtohen masat më rigoroze

Maqedonia

Spasovski: Nuk përjashtohen masat më rigoroze

Më: 6 prill 2020 Në ora: 12:28
Oliver Spasovski

Kryeministri teknik i Maqedonisë së Veriut Oliver Spasovski, vlerëson se sistemi shëndetësorë është i përgatitur që të ballafaqohet me paralajmërimet për numër më të madh të të sëmurëve nga coronavirusi.

Ai apelon se për këtë është e nevojshme edhe mbështetja e qytetarëve të cilët duhet të respektojnë të gjitha rekomandimet dhe masat restriktive që me këtë të pengojnë përhapjen e virusit.

Spasovski nuk e përjashton mundësinë e vendosjes së masave më rigoroze, në rast se për këtë marrin rekomandime nga Komisioni për Sëmundje Infektive.

Sot Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka mbledhje dhe pritet të vendosin nëse do të marrin masa tjera për parandalimin e virusit.

Ndryshe, deri në ditën e djeshme janë regjistruar 555 raste me Covid-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat