Mbrëmë në Maqedoni janë arrestuar 59 persona gjatë orës policore

Maqedonia

Mbrëmë në Maqedoni janë arrestuar 59 persona gjatë orës policore

Më: 6 prill 2020 Në ora: 12:32
Foto Ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme informon se gjatë natës së kaluar 72 persona nuk e kanë respektuar orën policore.

MBP njofton se 59 persona janë arrestuar, ndërsa për të tjerët janë marrë të dhëna do të ketë masa adekuate.

“Sipas të dhënave statistikore 88 personave ju është dhënë vendim për izolim, ndërsa 55 të tjerë kanë nënshkruar deklaratë për vetizolim”, thonë nga MPB.

Ata shtojnë se zyrtarët policorë kanë kryer kontrolle tek personat në izolim dhe vetizolim, me çka nuk janë evidentuar mosrespektime të këtyre masave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat