Dimitrov: Do të duhet të punojmë bashkë që t’i japim fund sfidës me virusin

Maqedonia

Dimitrov: Do të duhet të punojmë bashkë që t’i japim fund sfidës me virusin

Më: 6 prill 2020 Në ora: 12:39
Nikolla Dimitrov

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov deklaroi sot se vendi kishte kërkuar ndihmë dhe mbështetje në përballjen me përhapjen e koronavirusit nga disa vende, për çka ka biseduar edhe me homologët e tij, si dhe përmes mekanizmave të NATO-s dhe BE-së. Ndaj disa kërkesave, tha ai, tashmë kanë marrë përgjigje pozitive, ndërsa ndaj disave pritet përgjigje.

“Ishte paralajmëruar dërgesë përmes një agjencie të KB-së me ndihmë norvegjeze. Siç e dini, BE-ja do të ndihmojë me 4 milionë euro, kryesisht në drejtim të nevojave mjekësore të sistemit shëndetësor, por edhe me më shumë se 60 milionë euro për të përballuar pasojat financiare të krizës. Kemi kërkuar dhe morëm përgjigje pozitive edhe nga Kina, por ende nuk kam asgjë konkrete për të thënë në lidhje me numrat dhe përbërjen e kësaj ndihme”, tha Dimitrov në përgjigjen e pyetjes së një gazetari në konferencën për shtyp me homologun e tij hungarez, Peter Sijarto.

Dimitrov theksoi se Holanda ka marrë vendim të na ndihmojë me testet e zhvilluara nga Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, të cilat e zbulojnë gjurmën bërthamore të virusit. Nga Sllovenia, tha, siç e dini, ka mbërritur një dërgesë me aeroplan ushtarakë të ushtrisë sllovene, ndërsa sot me ministrin Sijarto, gjithashtu ndihma nga Hungaria.

“Mbrëmë vonë, kemi marrë informacion nga Kabineti i presidentit turk Erdogan dhe sot kjo do të paralajmërohet, një ndihmë në maska, kostume mbrojtëse dhe teste. Unë këtyre ditëve kam biseduar me shumë kolegë të mi, me ambasadorët këtu. Kam biseduar me Suedinë për rialokim të bashkëpunimit zhvillimor me Suedinë në drejtim të mbështetjes së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Kam biseduar edhe me Berlinin, me kolegun tim Roth dhe i kam dërguat një listë të konsoliduar të nevojave. Pres mbështetje nga të gjithë miqtë tanë”.

“Por mendoj se do të jetë shumë e rëndësishme t’i zhvillojmë edhe kapacitete tona të prodhimit. Ne gjithashtu kemi kapacitete për prodhimin e maskave dhe të ngjashme dhe njëjtë si Hungaria këtë ta vendosim tërësisht në funksion. Virusi nuk ka përkatësi kombëtare, nuk mund ta mposhtni atë në një vend, dhe pandemia të mbetet në një vend fqinj ose madje edhe më larg. Do të duhet të mësojmë të punojmë së bashku për t’i dhënë fund kësaj sfide të madhe, mbase më e madhja që nga viti 1945, që nga Lufta e Dytë Botërore”, tha ministri i jashtëm.

Ai vuri në dukje se ndihmë dhe mbështetje është kërkuar gjithashtu edhe përmes mekanizmave të NATO-s.

Ministri hungarez i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë Petar Sijarto është për vizitë në vend, i cili me këtë rast ka sjellë pajisje mbrojtëse për të luftuar Kovid-19, me një aeroplan të posaçëm ushtarak kargo direkt nga Hungaria, i cili përmban 100.000 maska ​​mbrojtëse dhe 5.000 skafandër mbrojtëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat