Në dhjetë vitet e fundit mbi 70 mijë qytetarë të Maqedonisë kanë marrë shtetësi në ndonjë vend të Evropës

Maqedonia

Në dhjetë vitet e fundit mbi 70 mijë qytetarë të Maqedonisë kanë marrë shtetësi në ndonjë vend të Evropës

Më: 6 prill 2020 Në ora: 12:44
Foto Ilustrim

Në dhjetë vitet e fundit gjithsej 74.946 qytetarë të Maqedonisë së Veriut kanë marrë shtetësi në ndonjë prej vendeve të Evropës. Të dhënat e Eurostat tregojnë se destinacionet e preferuara të qytetarëve të Maqedonisë janë Italia, Zvicra dhe Gjermania.

Vetëm në vitin 2018 vendet e BE-së kanë dhënë gjithsej 672.270 shtetësi për qytetarë të vendeve të tjera. Më së shumti të banorëve nga Maroku – 67.156, më pas nga Shqipëria – 47.441 dhe Turqia – 28.386, tregojnë të dhënat e Eurostat.

Nga Maqedonia e Veriut në vitin 2018 gjithsej 7.627 qytetarë kanë marrë shtetësi në ndonjë prej shteteve të Evropës. Pjesa më e madhe e tyre në Itali – 4.387, më pas në Zvicër – 1.606 dhe Gjermani – 945.

Kjo është ulje për 450 në krahasim me vitin paraprak 2017, kur 8.077 qytetarë të Maqedonisë së Veriut kanë marrë shtetësi në vendet e BE-së.

Në dhjetë vitet e fundit gjithsej 29.428 qytetarë të Maqedonisë së Veriut kanë marrë shtetësi italiane. Gjithsej 14.000 këtë e kanë bërë në tre vitet e fundit, nga të cilët 6.771 rekorde në vitin 2016.

Pas Italisë, vendi i preferuar për qytetarët e Maqedonisë së Veriut është Zvicra dhe Gjermania ku në 10 vitet e fundit janë zhvendosur nga 15.935 dhe 9.333 qytetarë.

Në statistikën e Eurostat theksohen edhe të dhënat se në vitin 2008 numër më të madh të shtetësive, qytetarët e Maqedonisë së Veriut kanë marrë në Bullgari – 3.637, pas çka përnjëherë ulet numri statistikor dhe lëviz prej 400 deri në 200 qytetarë.

Nga rajoni më së shumti shtetas në vitin 2018 ka humbur Shqipëria – 47.441 banorë – pjesa më e madhe e tyre 51 për qind kanë marrë shtetësi në Greqi, ndërsa 46 për qind në Itali.

Gjithsej 8.693 banorë të Serbisë në vitin 2018 kanë marrë shtetësi në vendet e BE-së – më së shumti 28.5 për qind në Gjermani, 23.5 në Itali dhe 14.6 në Suedi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat